Rreth Nesh

Federata Shqiptare e Grave për Paqe Botërore, është themeluar nga Dr. Hak Xha Han Mun dhe bashkëshorti i saj Rev. Dr. Son Mjong Mun. Duke punuar së bashku në arenën globale për më shumë se  pesëdhjetë vjet, ata mbështetën njëri-tjetrin në përpjekjen e tyre të ndërsjellë për paqen.

FGSHPB punon në përputhje me idealet dhe qëllimet e Women’s Federation for World Peace International (WFWPI) e cila është organizatë me Statusin Gjeneral Konsultativ pranë Keshillit Ekonomiko – Social të OKB-së. Aktivitetet e FGSHPB janë të financuara nga kontributet e anëtareve të saj, si dhe nga individë dhe institucione të ndryshme.

Konkursi "Familja që Dua"
Konkursi "Familja që Dua"

“Historia po bën thirrje për pajtim, dhembshuri, dashuri, shërbim dhe sakrificë. Problemet e sotme nuk mund të zgjidhen me logjikën e fuqisë. Problemet e ditëve të sotme mund të zgjidhen vetëm me logjikën e dashurisë.”

Dr. Hak Xha Han Mun

Misioni Ynë

Federata Shqiptare e Grave për Paqe Boterore (FSHGPB) është një organizatë joqeveritare e regjistruar në Shqipëri në vitin 1995.

Qëllimet e saj janë fuqizimi i gruas si paqeberёse nё familje, komunitet, komb dhe botё, edukimi i shoqërisë për të ndërtuar familje të shëndetshme, ndihma për shtresat në nevojë etj. Aktivitetet e FSHGPB promovojnë kulturën e paqes bazuar tek dashuria, respekti reciprok dhe jeta për hir të tjerëve, që janë vlera universale, të cilat na lejojnë të kapërcejmë kufijtë etnike, raciale, fetare etj.

Nëpёrmjet edukimit, lobimit, partnershipit, pajtimit dhe shërbimit humanitar, FSHGPB synon tё krijojё njё ambient paqёsor pёr rritjen dhe mirёqenien e brezave të ardhshëm.

Vizioni Ynë

Realizimin e njё familje mbarё botёrore tё rrënjosur te kultura e paqes sё qëndrueshme.

FSHGPB beson që zemra e nënës që ka çdo grua dhe përvoja e saj në drejtimin e familjes janë cilësi të grave, shumë të nevojshme në shoqëri.

Themeluesja

Dr. Hak Xha Han Mun udhëheq me shembullin e saj bazuar te aspekti femëror i natyrës njerëzore, me një angazhim të fortë për realizimin e potencialit më të plotë të një individi.
Ajo po punon me liderë të fushave të ndryshme, duke përfshirë krerët e shteteve, parlamentarët, akademikët, shkencëtarët, udhëheqësit fetarë dhe laureatët e çmimit Nobel për të hedhur themelet e një bote të drejtë. Ajo mbështet udhëheqësit e ardhshëm, që të bëhen qytetarë të përgjegjshëm global, duke ofruar mundësi edukimi për rininë.
Qasja e saj në të gjitha këto fusha vjen nga një shqetësim prindëror për botën dhe brezat e ardhshëm. Ajo inkurajon gratë dhe burrat të tejkalojnë dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku si një familje njerëzore.

Na gjeni në:

Rr. Budi 29, Pallati Rogerd,
Nr. 11, Tiranë,
Shqipëri

fed.grave@gmail.com
Facebook
0693453831

Të pranishëm në:

-Tiranë
-Durrës
-Fier
-Vlorë
-Korçë
-Shkodër
-Prishtinë

Na shkruani