Konkursi “Familja që Dua!”

Dëshirojmë të inkurajojmë të rinjtë për të shprehur talentin e tyre në artin e të folurit në publik.
E ndjen veten të aftë në të folurin bukur?

Je në vendin e duhur!

Apliko tani!

Konkursi mundëson:
– Trajnim falas në të folurin në publik për finalistët
-Certifikime
– Çmime
Dhe shumë surpriza të tjera…

Konkursi "Familja që Dua"

Informacione të përgjithshme

Rreth vetes

Materiali per Konkursin e Familjes
Faza e parë e Konkursit Aplikimi i të rinjve nga mosha 17 – 35 vjeç dhe dërgimi i fjalimit me temën: “Familja që Dua!” në adresën: www.federataegrave.al deri më 31 maj.

Kriteret e fjalimit:
• Të jetë e shkruar vetëm në shqip, në formatin: Word, (times new roman, 12)
• Lejohet deri në 1000 fjalë (minimumi i pranimit të fjalimit është 800 fjalë, në të kundërt fjalimi nuk pranohet.)
• Përzgjedhja e parë do të bëhet në bazë të materialit/fjalimit.
• Do të vlerësohet: Origjinaliteti, përmbajtja, mënyra e organizimit, përdorimi i gjuhës.

Faza e dytë e Konkursit
  • Intervistë në Zoom:
    – Aplikantët e përzgjedhur me fjalimet sipas kritereve më sipër, do të njoftohen dhe do t’i nënshtrohen një interviste online, e cila do të regjistrohet dhe vlerësohet nga juria mbi aftësinë e të komunikuarit.
    – Intervistat do të zhvillohen gjatë muajit gusht.
  • Trajnimi i të Folurit në Publik
    – Nga intervistat do të përzgjidhen 21 aplikantë, të cilëve do t’u ofrohet një trajnim falas rreth të folurit në publik, gjatë javës së parë ose të dytë të muajit shtator.
    Pas trajnimit do të përzgjidhen 12 finalistë.
Faza finale e Konkursit Finalja e konkursit do të zhvillohet gjatë javës së tretë ose të katërt të muajit shtator, 12 finalistët do të prezantojnë fjalimin e tyre të përgatitur brenda një minutazhi kohor 7 minuta, para jurisë dhe një audience të gjerë pjesëmarrësish.

Finalistët do të vlerësohen për:

Aspekti i të folurit:

  • Rrjedhshmëria
  • Natyrshmëria
  • Korrektësia gramatikore
  • Fjalori

Përmbajtja:

  • Qartësia e argumentit
  • Struktura dhe rrjedha e ligjërimit
  • Origjinaliteti

Prezantimi:

  • Qendrimi në skenë
  • Lidhja me audiencën
  • Strategjitë e komunikimit
  • Menaxhimi i kohës
Çmimet dhe përfitimet:
  • Çmimi i Parë: 300 $
  • Çmimi i Dytë: 200 $
  • Çmimi i Tretë: 100 $

21 gjysëm-finalistët do të certifikohen rreth trajnimit të folurit në publik.
Të gjithë aplikantët e konkursit ftohen në trajnimin “Akademia e të Rinjve për Paqe”.